Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mbrëmë në NBA janë zhvilluar tetë ndeshje, ku pati shumë spektakël e rezultate befasuese.
Ndeshja më interesante ishte ajo mes Dallas Mavericks dhe Milwaukee Bucks, e cila përfundoi me fitore të Bucks, transmeton Indeksonline.
Bucks shënuan fitore me rezultat 107-122. Lojtari më i mirë për ekipin e Milwaukee ishte si gjithmonë Antetokunmpo i cili realizoi ‘double-double’ me 29 pikë dhe 17 kërcim.
Kurse tek ekipi i Dallas u dallua senzacioni i këtij sezoni, Luka Doncic i cili realizoi 20 pikë 2 asistime dhe 3 kërcime.
Fitore mbrëmë shënoi edhe ekipi i Golden State Warriors. Ata mposhtën me rezultat 117-107 ekipin e Phoenix Suns.
Lojtari më i dalluar për kampionët në fuqi ishte Klay Thompson i cili shënoi 25 pikë dhe pati 2 kërcime e 6 asistime. Kurse për Suns u dallua Oubre me 25 pikë e 12 kërcime.
Ndeshjet tejet interesante ishte edhe ajo mes Philadelphia 76ers dhe Denver Nuggets, ku fitues dolën 76ers me rezultat 117-110.
Më i dalluari nga ekipi fitues ishte Redick me 34 pikë. Kurse tek Nuggets ishte Jokic i cili realizoi ‘triple-double’ me 27 pikë 10 kërcime dhe 10 asistime.
Befasues ishte mbrëmë humbja e Brooklyn Nets nga Chicago Bulls me rezultat 125-106.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet:
Detroit Pistons 120-103 New York Knicks
Philadelphia 76ers 117-110 Denver Nuggets
Washington Wizards 119-106 Cleveland Cavaliers
Brooklyn Nets 106-125 Chicago Bulls
Dallas Mavericks 107-122 Milwaukee Bucks
Phoenix Suns 107-117 Golden State Warriors
New Orleans Pelicans 122-117 Minnesota Timberwolves
Sacramento Kings 102-96 Miami Heat

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE