Dwayne Wade erdhi nga banka rezervë për të shënuar 19 pikë, dhe nikoqiri Miami Heat e ndali serinë e katër fitoreve rresht të Bostonit, duke e mposhtur atë me shifrat 115:99.
Lider i Bostonit ishte përsëri Kyrie Irving me 22 pikë, por edhe këtij iu ndal seria e së paku 30 asistimeve në katër duelet e mëparshme.
Te Miami meritor në këtë fitore ishin në total gjashtë basketbollistë që shënuan pikë dyshifrore, e ndër më të mirët ishin Richardson që realizoi 18 pikë, kurse Winslow shtoi 13 pikë e 11-të asistime.
Duhet përmendur faktin se basketbollistët e këtij ekipi gjithsej shënuan 18 herë nga vija për tri pikë.
© KOHA