Boksieri i njohur amerikan ishte i pranishëm në festën e Juventusit pas triumfit ndaj Milanit me rezultat 1:0
Në festën e Juventusit për fitimin e Superkupës së Italisë nuk ishin prezentë vetëm futbollistët “Bianconeri”, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, i pranishëm në këtë festë ishte edhe boksieri i pamposhtur profesionist, Floyd Mayëeather Jr, i cili është mik dhe admirues i Cristiano Ronaldos.
Mayweather i ka fituar 50 meçe dhe konsiderohet si njëri prej sportistëve më të pasur në botë.