LA Lakers u mposht 110-105 nga Memphis Grizzlies të martën në mëngjes. LeBron James në këtë ndeshje regjistroi 24 pikë, 11 asistime dhe 12 kërcime.
Ai ka hyrë në histori të NBA duke u bërë asistuesi i 10-të më i mirë i të gjitha kohërave.
Ndërsa sa i përket pikëve ai tashmë është në vendin e 5-të në ranglistën totale.
Pavarësisht kësaj, James ishte kritik ndaj bashkëlojtarëve të tij duke mos u rezervuar fare pas humbjes nga Memphis. /Indeksonline/