Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Barcelona do të duhet të presë të paktën edhe disa orë para se ta festojë titullin e kampiones së La Ligës për këtë sezon.
Fitorja me epërsi minimale e Atletico Madridit, në ndeshjen kundër Real Valladolidit, ka bërë që skuadra e Ernesto Valverdes të duhet të presë të paktën deri pas ndeshjes së tyre, për ta festuar titullin e kampionit të Spanjës, raporton Gazeta Express.
Barcelonës do t’i kishte mjaftuar disfata e Atletico Madridit për ta siguruar titullin, edhe pa e luajtur fare ndeshjen e kësaj xhiroje. Mirëpo, ashtu siç ndodhi në mesjavë, rivali nuk ia dhuroi katalonase këtë kënaqësi.
Megjithatë, përkundër fitores së Atletico Madridit, Lionel Messi do ta ketë mundësinë ta ngrejë titullin e dhjetë të La Ligës në karrierën e tij sonte, nëse arrin ta fitojë ndeshjen kundër Levantes, e cila fillon në orën 20:45.
Barcelona do të luajë në Camp Nou edhe një herë tjetër këtë sezon, më 12 maj kundër Getafes, mirëpo Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që trofeu t’i dorëzohet Barcelonës sa më parë që të jetë e mundur. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE