Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Anësori i Chelseat, Willian pranon se do të ishte “shumë i trishtuar” nëse Eden Hazard do të largohej nga klubi këtë verë.
Real Madridi është afër nënshkrimit të një marrëveshje me Hazard, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Stamford Bridge.
Belgu, i cili këtë muaj konfirmoi se kishte vendosur të ardhmen e tij dhe e ka informuar klubin, mund të bëjë kështu paraqitjen e tij të fundit për Chelsean në finalen e Europa Ligës të së mërkurës kundër Arsenalit në Baku, transmeton lajmi.net.
Dhe trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri tha këtë javë se do të respektojë vendimin e Hazard nëse dëshiron të largohet.
I pyetur nëse do të ishte mirë që Hazard të largohej me një trofe, Willian tha për Sky Sports: “Është e vështirë të thuash diçka për këtë situatë, sepse nuk dimë se çfarë do të ndodhë”.
”Ajo që unë mund të them është se nëse ai largohet, unë do të jem shumë i trishtuar”. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE