Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mesfushori brazilian, Casemiro, tha se nuk ka asnjë kuptim të diskutohet për Cristiano Ronaldon, pas disfatës së Real Madridit, kundër Barcelonës, në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Dy golat e shënuara nga Luis Suarezi dhe autogoli i Raphael Varane bënë që Barcelonë të fitojë me rezultat 3:0 në ndeshjen e mbrëmshme, në “Santiago Bernabeu”, duke u kualifikuar në finale me rezultat të përgjithshëm 4:1
Vinicius Junior, 18-vjeçar, i kishte mundësitë më të mira nga skuadra e Real Madridit, në pjesën e parë të “El Clasicos”, por ai nuk arriti ta shfrytëzojë asnjërën nga ta dhe “Los Blancos” u ndëshkuan për këtë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Casemiro tha se nuk ka asnjë arsye për të diskutuar për Ronaldon, i cili gjatë afatit kalimtar të verës u transferua në Juventus, përkundër që mungesa e portugezit ishte e vërejtshme në skuadrën e kampionit evropian.
“Nuk mund të flasim për lojtarë të cilët nuk janë këtu. Para një jave, në flisnim për Karim Benzeman si sulmuesin më të mirë, Vinciusin, Lucas Vazuezin… Nuk mund të flasim për Cristianon sepse ai nuk është lojtar i Real Madridit”, tha Casemiro, kur u pyet për mungesën e Ronaldos.
“Të flasësh vetëm për të është e padrejtë. Por, ai është guximtar dhe nuk frikësohet nga askush. Ai luan në një nivel spektakolar, veçanërisht kur merret parasysh mosha e tij”.
Pas largimit të Ronaldos, Real Madridi vendosi të mos e transferojë ndonjë super yll tjetër për ta zëvendësuar portugezin. Madrilenët i blenë Vinciusin dhe Mariano Diazin, por tani nuk e kanë askënd në skuadër që mund t’i shënojë deri në 50 gola për sezon.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE