Arsenali është në bisedime për transferimin e anësorit Yannick Carrasco nga klubi kinez Dalian Yifang.
Sky Sports raporton se klubi londinez ka kthyer vëmendjen kah belgu pasi është frustruar me refuzimin e ofertës për Ivan Perishiqin nga Interi.
Arsenali kishte bërë një ofertë për huazimin e kroatit dhe me të drejtë blerje gjatë verës, por Interi e ka refuzuar këtë mundësi.
Për këtë shkak Arsenali ka kthyer vëmendjen kah Carrasco që nuk ka treguar formën e tij më të mirë në ligën kineze duke realizuar shtatë gola në 26 paraqitje.
© KOHA