Paris Saint-Germain është duke e vëzhguar talentin italian të Fiorentinës, Federico Chiesan, sipas mediave italiane.
PSG-ja është e gatshme të vijë me një ofertë për sulmuesin italian gjatë verës, përcjell Gazeta Express.
21-vjeçari i ka shënuar 10 gola në 27 paraqitje për La Viola këtë sezon dhe në të kaluarën ka zgjuar interesimin edhe të Juventusit.
Rai Sport raporton se drejtori i PSG-së, Antero Henrique, është duke e vëzhguar përparimin e tij. /Gazeta Express/