Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore për Evropianin e vitit 2020, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, në një intervistë për “Ora e Tiranës” ka folur për gjendjen aktuale të kuqezinjve dhe ka vlerësuar trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja.

“Kjo kombëtare mund të japë akoma më shumë. Është një pjesë e lojtarëve, që mund të them kocka, ajo ekzistuese, dhe mund t’i marrim akoma më shumë. Ka eksperiencë dhe shpresojmë që në të ardhmen të jetë e suksesshme. Do të jetë ndoshta në vështirësi pas ca vitesh pasi të mbarojë gjenerata e evropianit, ndoshta do të çalojë, por akoma mund të na japë kënaqësi dhe krenari për disa vite”, ka thënë Cana.

Legjenda e Kombëtares ka folur edhe për trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja – transmeton Top Channel.
Është një nga trajnerët që ka më shumë eksperiencë në Itali dhe në mbarë kontinentin tonë, Nuk ka eksperiencë jashtë Italisë përveçse te Hajduku i Splitit por ka aq eksperiencë sa t’i marrë më të mirën grupit. Nëse djemtë arrijnë ta ndjekin dhe cilësitë e tyre dhe të trajnerit dalin, besoj që për një kohë të shkurtër mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, është shprehur Cana.
Cana ka thënë se kombëtarja duhet të marrë së paku katër pikë nga dy sfidat e radhës, në datën 8 qershor kundër Islandës dhe në datën 11 qershor kundër Moldavisë.
“Unë besoj që nuk kemi filluar në mënyrën më të mirë, patjetër sepse humbja me Turqinë na lë mbrapa me një konkurrent direkt për vendin e dytë. Sepse Franca do të dominojë grupin dhe ka një cilësi, përveç kampion bote, ka cilësi më shumë se të tjerat. Por besoj me Turqinë dhe Islandën janë dy kundërshtarë që nuk i kemi shumë larg në nivel. Humbja me Turqinë na ka prishur punë në garë. E kryem detyrën ne në Andorra dhe tani janë përballe direkte me kundërshtarë që së paku jashtë fushës së tyre, në Islandë është shumë vështirë për çdo kundërshtar, mirë do ishte të kthehemi të paktën me një pikë, që është komplet e realizueshme se nuk ka sh diferenca dhe të kryejmë detyrën me Moldavinë. Trajneri Reja tha që do kishte firmosur për katër pikë, edhe unë do kisha firmosur për katër Ditë. Çunat e dinë që kanë për detyrë të fitojnë me Moldavinë, edhe kjo me Islandën ka rëndësi…”, ka përfunduar Lorik Cana.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE