Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ole Gunnar Solskjaer ka nënvizuar nevojën e Manchester Unitedit për të transferuar lojtarë cilësorë, por nuk dëshiron që të flasë për Gareth Bale.
Uellsiani ka vite që lidhet me një kalim te Manchester United, por Solskjaer nuk ka dashur të flasë specifikisht për të.
“Unë vërtet nuk mund të komentoj për Gareth Bale apo për emra tjerë specifikë pasi që ata janë në pronësi të klubeve tjera”.
“Por, ne duhet që të kërkojmë lojtarë cilësorë, definitivisht dhe lojtarë që mund të na përmirësojnë si ekip”.
“Ka kaq shumë faktorë për të cilët duhet që të mendojmë kur transferojmë lojtarë”.
“Nuk është e lehtë dhe nuk e di se kë do të marrim. Ne duhet të mendojmë për kohën që të jetë transferim që na përshtatet e të jetë affatgjatë. Kështu që ka shumë gjëra që duhet të mendojmë”, u shpreh Solskjaer. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE