Igli TareIgli Tare njihet si njëri prej drejtorave sportiv më të mirë në Itali dhe jo vetëm.Ai shpesh bën transferime që kanë kosto zero euro dhe në fund shpërthejnë nën drejtimin e Simone Inzaghit, i cili ditëve të fundit ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Juventus, shkruan GazetaBlic.Megjithatë, Sarri pritet të jetë pasardhësi i Allegrit, andaj Simone do të vazhdojë ta drejtojë Lazion.
Një futbollist me emër si Welbeck mund të vijë “falas” në merkaton e verës. Tare tashmë ka filluar hapat e parë drejt përfundimit të zyrtarizimit të përfaqësuesit anglez, megjithëse duhet vërtetuar së pari lëndimin që e ka pësuar Welbeck në Nëntor, e që e mbajti jashtë fushave të blerta për gjithë sezonin.Futbollisti, kontrata me “topçinjtë” i skadon me datën 1 Korrik, derisa skuadrat angleze si West Ham, Newcastle e Everton janë hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e tij.
/GazetaBlic/