Portieri spanjoll e cilëson të ulët ofertën e bërë nga Djajtë e Kuq.
Te Manchester United këmbëngulin për të rinovuar bashkëpunimin me David De Gean, të cilin nuk duan ta lejojnë të largohet.
Por sipas tabloidit anglez The Sun, portieri ka refuzuar ofertën e Djajve të Kuq për rinovim të kontratës.
Oferta e bërë nga United cilësohet shumë e ulët nga spanjolli, i cili kërkon hiç më pak se 350.000 funte në javë, që do ta bënte atë portierin më të paguar në botë.
Duke e parë situatën e tensionuar mes De Geas dhe United, pritet të ndërhyjë Paris Saint-Germain që në verë do të bëjë një ofertë për 29-vjeçarin, i cili po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës.