Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës ku do të ballafaqohen mes vete dy skuadrat nga Londra.
Një stinor i bukur në Ligën e Evropës do të përmbyllet sonte me finalen e madhe që luhet në Baku të Azerbajxhanit, me dy kundërshtar nga i njëjti qyteti siç janë Chelsea e Arsenali.
Përballë njëri tjetrit janë edhe dy strategë si Maurizio Sarri dhe Unai Emery, me këtë të fundit që është edhe ekspert i këtij kompeticioni të cilin e ka fituar plot tre herë me Sevillan.
Të dy skuadrat hyjnë në këtë takim me mungesa të rëndësishme. Te Chelsea nuk do të luajnë N’Golo Kante, Antonio Rudiger e Ruben Loftus Cheek të lënduar, kurse Arsenalit i mungojnë për shkak lëndimesh, Aaron Ramsey, Hector Bellerin dhe Denis Suarez, derisa Henrikh Mkhitaryan nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të situatës së tensionuar politike mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Ndeshja mes Chelseat dhe Arsenalit do të fillojë në orën 21:00.
Formacionet e mundshme:
Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson; Kovacic, Jorginho, Barkley; Willian, Giroud, Hazard.
Arsenal: Leno; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac; Ozil; Lacazette, Aubameyang

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE