Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Rëndësia e kapitenit dhe qendërmbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, është shumë e madhe dhe kjo gjë kuptohet nga fakti se 32-vjeçari nuk ka munguar në asnjë minutë të ndeshjeve të La Ligës.
Ai do t’i shtojë edhe 90 minuta të tjera në rekordin e tij sonte ne mbrëmje, kur Real Madridi përballet me Real Betisin sonte në stadiumin Benito Villamarin, duke e shtuar shifrën prej 1,620 minutave lojë këtë sezon.
As nën drejtimin e Julen Lopeteguit, e as nën drejtimin e Santiago Solarit, Ramosit nuk i është dhënë mundësia të marrë pushim në asnjë ndeshje të La Ligës këtë sezon, veçanërisht për shkak të vështirësive të Real Madridit deri më tani.
Qendërmbrojtësi do të jetë lideri i skuadrës madrilene edhe një herë sonte, në stadiumin ku ai nuk pritet aspak mirë për shkak të periudhës së tij në Sevilla. Megjithatë, atmosfera e keqe për Ramosin nuk do të jetë pengesë pasi që spanjolli është mësuar tashmë me pritje të tilla.
Madje edhe kur vjen puna edhe te kthimi në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, në stadiumin e Sevillës, spanjolli merr shumë kritika nga tribunat. Mirëpo, as kjo gjë nuk i pengon asnjëherë Ramosit, i cili vetëm vazhdon të luajë normalisht.
Ndeshja kundër Real Betisit do të jetë një test i vërtetë për Ramosin dhe Raphael Varanes, partneritet ky që i ka sjellë Real Madridit shumë tituj, pasi që ata jo vetëm që duhet të përballen me sulmuesit e Quique Setienit, ata duhet të ndihmojnë edhe në sulm për shkak të lëndimeve të shumta në këtë fazë.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE