Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është caku i radhës i Paris Saint Germain.
Kampionët e Francës po vazhdojnë të mendojnë për sjelljen e emrave më të mëdhenj të futbollit në ‘Parkun e Prinace’.
Pas transferimeve të emrave të mëdhenj ndër vite, pronari i PSG-së po mendon se tani i ka ardhur koha edhe Sergio Ramosit.
Sipas ‘Don Balon’, Nasser Al Khelaifi po përgatit një ofertë prej 20 milionë euro në sezonin për kapitenin e Real Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.
Sergio Ramos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2005, dhe deri më tani në fanellën e bardhë ka zhvilluar 419 ndeshje, duke u shndërruar në një ikonë të klubit./Lajmi.net/