Nora Gjakova ka siguruar gjysmëfinalen në Grand Prixin e Gjeorgjisë.
Një lajm i mirë për Kosovën vjen nga Tbilisi i Gjeorgjisë, ku po mbahet Grand Prixi i xhudos.
Xhudistja jonë, Nora Gjakova, ka arritur të kalojë në gjysmëfinale, duke e mundur në kategorinë deri në 57 kilogramë garuesen vendase, Eteri Liparteliani, shkruan lajmi.net.
Në ndeshjen e parë në këtë Grand Prix, Gjakova ka mposhtur turken Seyma Ozerker./Lajmi.net/