Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Televizioni amerikan i sportit, ESPN, e ka publikuar një artikull të veçantë për Kombëtaren e Kosovës në versionin e saj online, të cilin mund ta lexoni në vazhdim.Shumë lot krenarie janë derdhur gjatë rrugëtimit të Kosovës, mirëpo ka pasur edhe shumë lot pikëllimi të thellë. Eroll Salihu është i ulur në stadiumin “Fadil Vokrri”, tani stadiumi i ekipit kombëtar, përderisa skuadra po përgatitet për ndeshjen me Bullgarinë. Përballë tij është një pankartë ku shkruhet: “Vokrri, drita jonë shkëlqyese” shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.Vokrri kishte qenë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë kohës sa kjo federatë tentonte të anëtarësohej në shtëpitë e futbollit. Përkrahë tij ishte Salihu, sekretar i përgjithshëm i federatës.

Shumë rrallë ndodhte që njëri të shihej në publik pa tjetrin, përderisa ata po udhëtonin për të marrë më shumë mbështetje për anëtarësim në FIFA dhe UEFA. Ata e bënë një punë të mrekullueshme dhe kur Vokrri vdiq në qershor të vitit të kaluar, në moshën 57-vjeçare, Kosova e vajtoi vdekjen e njërit prej shërbyesve të saj më të mëdhenj.“Shumë herë kam qarë dhe kam tentuar ta fshehë”, thotë Salihu për reagimin e tij, i ulur në stadiumin që e mori emrin e Vokrrit pas vdekjes së tij. “Edhe tani e kam të vështirë kur e përmendi atë. Gjithçka filloi para 10 vjetëve. Dhjetë vjetëve. Ju e dini se sa i vështirë ishte procesi”.Siç thotë kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, Vokrri vdiq si hero… ai e krijoi një mrekulli. Kosova e ka nderuar Fadil Vokrrin në mënyrën më të mirë të mundshme me paraqitjet e saj në këtë stadium. Ata i shkatërruan kundërshtarët në Ligën e Kombeve dhe ishin disa sekonda larg fitores kundër danezëve. Kjo zonë, të cilët Vokrri e shkeli si futbollist i Prishtinës në Ligën e Jugosllavisë, ta jep ende ndjenjën e asaj kohe, edhe pse pamja e saj e jashtme ka ndryshuar.
“E mbaj mend ndeshjen kundër Ishujve Faroe vitin e kaluar [ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”]”, thotë Ujkani. “Kapiteni i tyre erdhi dhe më tha: “Dua të të falënderoj sepse kjo është ndeshja më emocionuese e karrierës time, për shkak të tifozëve dhe atmosferës””.Stadiumi është simbol i pamjes së një Kosove të re.
“Gjithçka ka ndodhur hap pas hapi, por ne nuk e pritnim një përmirësim kaq të shpejtë”, thotë Salihu për infrastrukturën e futbollit në Kosovë. “Ne jemi duke i parë epërsitë e të qenit anëtar në FIFA dhe UEFA. Ne mund të investojmë në rini, në ndeshjet e grave dhe ekipin kombëtar të djemve. Rezultatet janë shumë inkurajuese”.Gjashtë nga ekipet e Superligës së Kosovës përdorin fusha me barë artificial dhe niveli i organizimit është larg asaj që ishte para anëtarësimit në FIFA, kur klubet i paguanin futbollistët me para kesh. Aty ku kosovarët luanin ndeshje fshehtazi për t’iu ikur forcave serbe, kur u rrit rreziku i luftës, tani ekipi kombëtar përballet me botën me krenari.“Ne mund të ëndërrojmë”, thotë trajneri Bernard Challandes për mundësinë e kualifikimit në EURO 2020. “Në kokën time dhe të ekipit, ne duhet të ëndërrojmë. E kam thënë edhe më parë që gjithçka e mrekullueshme fillon me një ëndërr. Kështu që pse jo?”.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE