Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ka përfunduar para afro 20-të minutash finalja e madhe mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.Tenisti serb ka demoluar tërësisht spanjollin 3-0 në sete, 6-3, 6-2 dhe 6-3, shkruan GazetaBlic.Gjatë gjithë duelit, ballkanasi ishte dukshëm më i mirë, me çka rezultoi edhe fitorja për të shtatën herë në Australian Open.
“Dua ta falenderoj Nadalin për gjithçka që po i jep tenisit botëror. U kthye nga lëndimi, bëri më të mirën e tij të mundshme dhe arriti deri këtu, pra në finale. Ai meriton duartrokitje për gjithçka që ka bërë deri më sot. Faleminderit Rafa!”, deklaroi Djokovic.Tutje “Nole” falenderoi familjen e tij si faktorin kryesor të sukseseve dhe famës” “Nuk mund të mos i përmend anëtarët e familjes sime dhe prindërit për mbështetjen e parezervë. Pa ta do të isha një hiq”, përfundoi reketi numër një në planet.Kujtojmë se ky ishte “Grand Slami” i 15-të në karrierë, derisa shtatë prej tyre i ka fituar vetëm në “Australian Open”.
/GazetaBlic/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE