Zinedine Zidane sot (e shtunë) nis aventurën e dytë te Real Madrid.
Real Madrid, me fillim nga ora 16:15, në ‘Santiago Bernabeu’ takohet me Celta Vigon, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për trajnerin Zinedine Zidane, që rikthehet në krye të Real Madridit nëntë muaj pas largimit.
Mediet në Spanjë i kanë kushtuar rëndësi të madhe debutimit të dytë të Zidanes te Real Madrid, sidomos formacionit startues.
‘Goal.com’ në versionin e gjuhës spanjolle, nuk pret që Marcelo të startojë as me Zidanen, ndërsa nga minuta e parë në fushë do të jetë Marco Asensio.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Odriozola, Varane, Sergio Ramos, Reguilón; Modric, Ceballos, Kroos; Bale, Benzema, Asensio./Lajmi.net/