Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Pas dy barazimeve radhazi në La Liga, Barcelona rikthehet të luajë në ‘Camp Nou’, në kërkim të fitores së 16-të sezonale.
Kampionët dhe liderët e elitës së futbollit spanjoll në kuadër të xhiros së 24-të, takohen me Valladollid të shtunën mbrëma në ‘Camp Nou’.
Sport.es shkruan se Ernesto Valverde që të premten vazhdoi kontratën edhe për një vit me Barcelonën, ndeshjen ndaj Valladollid do ta nis me Lionel Messin në fazën sulmuese, dhe krah tij do të luajnë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, përcjell ‘lajmi.net’.
Në portë pritet të startojë Ter Stegen, në mbrojtje Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen, për të vazhduar me Sergio Roberto dhe Jordi Alba.
Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Alena do të jenë në mesfushë./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE